Mediat britanike shkruajnë se Rooney nuk dëshiron të transferohet në Kinë, por tek ish-klubi i tij, Everton, raporton KosovaPress.
Anglezi po numëron orët tek ‘Djajtë e Kuq’, dhe sipas të gjitha gjasave, finalja e Ligës së Evropës kundër Ajaxit, ka qenë e fundit e Rooneyt në fanellën e Unitedit.
Siç raportohet, sulmuesi anglez preferon rikthimin tek Evertoni, e jo transferimin në Kinë, ku ai prej kohësh është i lidhur me kalimin në futbollin kinez