Organizatat jo qeveritare kësaj radhe përveç procesit zgjedhor do të monitorojnë edhe fushatën zgjedhore.
Një gjë të tillë po e bënë organizata Demokracia Plus, dhe. Isuf Zejna nga kjo organizatë ka thënë për arbresh.info se do të monitorojnë shpenzimet që bëjnë partitë gjatë fushatës.
“Do ta monitorojmë vetëm fushatën, shpenzimet e partive në fushatë zgjedhore. Sa harxhojnë ato në tubime, postere, media etj. Pra kemi me u marr vetëm me pjesën e kostos së shpenzimeve promocionale, reklamat që i bëjnë në media, portale, gazeta, postere pasi që koalicioni Demokracia në Veprim do të merret me monitorim të fushatës ne pra do t’i monitorojmë tubimet,” ka thënë ai.
Sipas tij në ky aspekt i monitorimit nuk është bërë më parë, dhe sipas tij Ligji për financimin e subjekteve politike dhe rregulloret e KQZ-së i përcaktojnë disa rregulla mbi shpenzimet.
“Kjo është një fushë që nuk i është kushtuar vëmendje asnjëherë, nuk janë monitoruar partitë politike se sa po shpenzojnë në fushata. Ligji për financimin e subjekteve politike dhe rregulloret e KQZ-së i përcaktojnë disa rregulla mbi shpenzimet. Ne dyshojmë që kjo tejkalohet në vazhdimësi prej partive politike dhe ne do të dalim në teren të grumbullojmë të dhëna e pastaj tua ofrojmë institucioneve përgjegjëse si KQZ-së, Agjencisë Antikorrupsion”, ka deklaruar ai për Arbresh.info.
Edhe pse ende nuk ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit, partitë politike veçse kanë filluar tubimet me qytetarë në vende të ndryshme me arsyetimin se dhjetë ditëshi është i shkurtër për të takuar të gjithë elektoratin, rrjedhimisht edhe shpenzimet tashmë kanë filluar të kalkulohen. /V.Berisha/Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...