Të gjithë personat që janë rritur me praninë e gjyshes e dinë që të kesh gjyshen në shtëpi është njëlloj si të kesh mjekun në shtëpi.
Sa herë që ndonjë pjesëtar i familjes ndihet keq, duket sikur gjyshet kanë recetën për gjithçka. Ndryshimi i temperaturave të ditëve të fundit apo dhe abuzimi që mund të keni bërë me akulloret ju kanë risjellë dhimbjet e grykëve. Në këtë artikull ju sjellim tre recetat e shpejta të gjyshes që do ju bëjnë të ngriheni në këmbë brenda pak ditësh.
1.Gargarë me ujë dhe kripë: Kjo është receta klasike që kanë gjyshet për lehtësimin e dhimbjeve të fytit. Në një gotë shtoni 200 ml ujë të vakët dhe 1 lugë çaji kripë të jodizuar. Përziejini vazhdimisht derisa të tretet kripa dhe bëni gargarë gjatë gjithë ditës. Shija mund të mos jetë shumë e këndshme, por na besoni..do të funksionojë menjëherë. Ky trajtim i thjeshtë lufton inflamacionin e mukozës së membranës së fytit.
2.Recetë me mjaltë dhe limon: Një nga antibiotikët më të mirë natyrorë për të lehtësuar dhimbjen e fytit është kombinimi i mjaltit dhe limonit pasi lufton mikroorganizmat që shktojnë infeksionin e fytit, si dhe shërben në të njëtën kohë për të qetësuar kollën dhe problemet me frymëmarrjen. Në një enë shtoni lëngun e një kokrre limoni dhe dy lugë gjellë mjaltë natyral. Përziejini bashkë dhe konsumojini ashtu çdo mëngjes dhe mbrëmje, ose tretini në ujë dhe mund t’i pini gjatë gjithë ditës.
3.Recetë me mjaltë dhe kanellë: Edhe në këtë recetë nuk mund të mungonte mjalti, i cili njihet ppr vlerat e shumta ushqyese. Jo më pak e rëndësishme është kanella e cila ka në përmbajtjen e saj antioksidantë dhe përbërës me veti antiinflamatore. Kombinimi i të dyjave dezinfketon laringun dhe lufton bakteret. Zieni një litër ujë dhe shtoni në të 3 lugë gjelle mjaltë dhe 3 lugë gjelle kanellë. Lëreni të vlojë edhe disa minuta të tjera duke e përzier vazhdimisht dhe pasi të jetë ftohur pijeni.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...