Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar çështjen e mediave për kohën e procesit zgjedhor.
Sipas tij roli i mediave në kohën ndaj zgjedhjeve është i pazëvendësueshëm, derisa shton se nuk ndjen aq nostalgji që nuk është kësaj radhe pjesë e garës zgjedhore.
Në Analizën Zgjedhore të Baton Haxhiut, Presidenti Thaçi tha se mospjesëmarrja e tij në garë për zgjedhjet e parakohshme që do mbahen më 11 qershor, është një mundësi e mirë për të tjerët.
”Nuk është e imja të analizojë mediet. Roli i medieve është i pazëvendësueshëm në këtë proces. Më vjen mirë që ka kaq shumë media në ditët e sotme, ku secili ka mundësi të jep opinionin”.
”Nuk besoj që ka të ankohet dikush në Kosovë se s’ka ku të flet. Nuk kam nostalgji. Jam maksimalisht i koncentruar të kryej plotësisht mandatin tim politik”.
”Mendoj që është një vedisim i skenës politike. Është konkurrencë e ideve të ndryshme politike. Mirë është për shumë të tjerë që nuk jam në garë për këto zgjedhje”.
”Sprova e parë për këtë vit është organizimi i mirë i këtyre zgjedhjeve”.
”Ka qenë vullnet i shumicës partive politike të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Për mua çdo lider politike që komunikon me qytetarë e fiton një respekt të lartë. Një lider politik që nuk komunikon me qytetarë, nuk del mirë”.
”Komunikimi me qytetarë nuk shkruan askund që i ndalohet presidentit. Do të vazhdojë që edhe në ditët e ardhshme javët e ardhshme, të komunikojë me qytetarët. Nuk shkruan askund që Presidenti duhet të rrijë i mbyllur në zyrë”.
”Do të vazhdojmë punën tonë. Reagimet që mund të paraqiten aty këtu, i kuptoj por duhet të jepen në mënyrë të matur. Nuk jam pjesë e garës por jam pjesë e fuqishme e thirrjes për dalje masive në këto zgjedhje”, njofton Klan Kosova.
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite