Më 5 qershor, Mal i Zi bëhet zyrtarisht vendi i 29-të i NATO-s

22:11 | 27 Maj 2017
Arbresh.info

Mali i Zi, të enjten në Bruksel, për herë të parë mori pjesë si i barabartë në një takim të nivelit të lartë në Aleancën më të madhe në botë, atë të NATO-s, shkruan Zëri i Amerikës.

Nga 5 qershori vendi i Ballkanit, do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-t i Aleancës Veriatlantike. Ndërkohë, në Gjykatën Themelore të Podgoricës vazhdon procesi gjyqësor ndaj grupit të akuzuar për përgatitje të akteve terroriste dhe për grusht shtet në Mal të Zi, në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme