Bono kalon një ditë në fermën e ish-Presidentit të SHBA-ve

21:59 | 27 Maj 2017
Trina Galanxhi

Këngëtari i grupit U2, Bono Vox, ka kaluar një ditë në fermën e ish-Presidentit George W.Bush në Teksas.

“Bono është i paparë”, ka shkruar Bush në llogarinë  e tij në Instagram. “Ai ka një zemër të madhe, për të mos përmendur që ka edhe një zë të mirë. Unë dhe Laura Bush jemi mirënjohës që ai erdhi në fermë për të diskutuar për punën dhe angazhimin tonë të përbashkët për të shpëtuar jetë në Afrikë”, transmeton portali arbresh.info

Bono dhe Bush kanë qenë aktiv në përpjekjet për t’i dhënë fund epidemisë së SIDA-s në Afrikë.Arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BUkZ3WKBfXD/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme