Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois ka pranuar se Arsenali e meritoi fitoren 2 me 1 ndaj skuadrës së tij në finale të ‘FA Cup’ këtë të shtunë.
“Topçinjtë” triumfuan në ‘Wembley’ në përballjen ndaj rivalit lokal duke siguruar fitoren pas golit nga Aaron Ramsey që dërgoi skuadrën e Arsene Wenger sërish në epërsi pas barazimit të Diego Costas në pjesën e dytë, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi sigurisht të dëshpëruar, por dua t’ua uroj fitoren Arsenalit. Ata luajtën një lojë shumë të mirë”, u tha Courtois gazetarëve pas ndeshjes.
“Goli i parë nuk duhej të lejohej asnjëherë, ishte e qartë se topi ishte prekur me dorë dhe Ramsey ishte në pozitë jashtë loje. Pas atij goli, ne u përpoqëm për të luajtur por ata e merituan këtë”
Arsenali tani ka në përgjithësi 13 trofe të ‘FA Cup’, më shumë se çdo klub tjetër./arbresh.info
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri