Google ADS

Brenda qendrës rehabilituese për xhihadistë në Arabinë Saudite

21:03 | 27 Maj 2017
Trina Galanxhi

Të rreshtuar me kokë nga muri, nëntë të burgosur të al-Kaidës nervozoheshin gjithnjë, duke kërcitur gishtat.

Shumica e këtyre njerëzve të cilët nuk janë lejuar të fotografohen, kanë kaluar 15 vitet e fundit të jetës së tyre të burgosur në paraburgimin ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos, transmeton portali arbresh.info

Ata u kapën në një fushë betejë në Afganistan, në periudhën e viteve 2001-2007 dhe përfundimisht u liruan nga SHBA-të për t’u dërguar në Arabinë Saudite.

Gazetari i BBC-së, i ka pyetur ata mbi vizitën e Presidentit Trump në Arabinë Saudite dhefjalimi i tij mbi tolerancën fetare,  e tëra që të burgosurit thanë ishte se ‘nuk besojnë që ai ishte i sinqertë’.

_96224571_img_0269lr

“Nuk e di nëse ai ishte i sinqertë”, tha njëri nga të burgosurit. “Duhet parë zemrën e tij për të parë nëse e ka thënë të vërtetën”.

“U thanë shumë fjalë”, tha njëri nga më të moshuarit, që rrinte duke e prekur mjekrën e tij.

Të gjithë nga Jemeni, ishin shumë të kujdesshëm që të monitoronin me kujdes fjalët e tyre, sepse e dinin që lirimi i tyre varej nga ta.

Kur të vijë ajo ditë, ata do të zbarkojnë të vetëm në qytetin e Riadit, edhe pse Jemeni është në kthetrat e luftës dhe do të ishte shumë e lehtë që ata të përfshiheshin përsëri në rradhën e al-Kaideës.

_96224517_img_0254lr

Autoritetet saudite janë të prirura për t’i treguar botës mbi këtë qendër riedukimi për xhihasidtët, të njohur si Qendra e Princit Mohammed Bin Nayef për Këshillim dhe Kujdes.

E themeluar në vitin 2004, pas një sërë sulmesh shkatërruese të al-Kaedës në Arabinë Saudite, synon të jetë një vend mes burgut dhe shoqërisë së hapur. Shumica e të burgosurve janë sauditë, të dënuar mbi ligjet anti-terroriste.

Qendra rehabilituese ka për qëllim të përgatit ish-të dënuarit për jetën jashtë dhe përpiqet t’i largojë ata nga çdo ide e dhunshme.

Më shumë se 3,300 të burgosur kanë “diplomuar” që nga viti 2005, përfshirë edhe 123 të burgosur që kanë qenë në Guatanamo Bay.

_96224513_img_0248lr

Sipas udhëheqësve të qendrës rehabilituese vetëm 20 për qind e ish-xhihadistëve që dalin nga qendra mund t’i kthehen dhunës.

Rehabilitimi (ta-heel në gjuhën arabe) përfshin veprimtari të aritit, religjioze dhe aktivitet sportive.

Terapia e artit luan një rol të madh në rehabilitimin e tyre, sipas mësuesit të tyre të artit, Dr Badr Al-Razin. Sipas tij ata pikturojnë imazhe të papërpunuara, të dhunshme, por me kalimin e kohës fillojnë të bëhen më të butë në shfaqjen e imazheve.

Në anën tjetër, dijetarë mundohet t’u japin burrave njohuri më të thella mbi Islamin, duke u spjeguar se qëlimmet dhe veprimet e xhihadistëve janë ‘haram’.

Të gjithë të burgosurit theksojnë se e konsiderojnë vetën si të rilindur falë trajtimit që iu është bërë, megjithatë ndjenjat e urretjes për Gjirin e Guantalamos nuk u janë zbehur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme