“Unë dua bukë edhe një shtëpi, nuk kamë ngrenë bukë as qumësht. E dua dhomën me kukulla”, tha Lule Avdiu.
Jasemini dhe Luja nuk po qajnë për lodra…
Ka dy ditë që nëna e tyre Laureta nuk ka mundur që t’iu shtroj sofrën. E kjo situatë, është bërë përditshmëri në familjen Avdiu.
“Nuk kemi ngrenë prej ditës së djeshme, nuk kem se çka t’ju jap as qumësht fëmijëve kur po më sjell dikush ndenje ndihmë. Burri po mundohet të punoj por s’po ia del. Ndihma sociale është 2000 denarë në muaj, duhet të paguhet qiraja”, u shpreh Laureta Avdiu.
Nëna Laureta ka kohë që nuk mendon më për vetën… Brenga e saj janë vetëm Lulja dhe Jasemini.
“Vetëm një dhomë ta kisha për këta fëmijë, ju lutëm të gjithëve të më ndihmojnë për hatër të këtyre fëmijëve vetëm një dhomë”, tha Laureta.
Përveç barkut të zbrazur, Lulja ka një anomali në dorë. Nëse nuk shërohet me kohë, ajo rrezikon që të mbetet me hendikep gjatë gjithë jetës.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin