Arteriet janë ato që transportojnë gjakun e pasuruar me oksigjen në çdo pjesë të trupit, ndaj nëse ato mbartin “papastërti” qarkullimi i gjakut do të ngadalësohet e zemra do të fillojë të shfaqë probleme.
Me papastërti nënkuptojmë yndyrën e cila vesh jo vetëm muret e zemrës por dhe të arterieve duke shkaktuar sëmundjet kardiovaskulare njohur ndryshe si vrasësit e heshtur.
Yndyra e lartë në gjak është si pasojë e një regjimi jo të rregullt e të shëndetshëm ushqimor, por për fat të mirë ju mund të mbanin nën kontroll gjendjen e tuaj nëse ndiqni një stil të shëndetshëm jetese, shkruan Living.
Veç saj, ju mund të përgatisni gjithashtu një pije “magjike” që jo vetëm pastron arteriet nga yndyra por do të përshpejtojë dhe qarkullimin e gjakut:
Përbërësit:
Katër limonë
Katër thelpinj hudhër
Xhenxhefil
Dy litra ujë
Udhëzime:
Pritini limonët në copa të vogla.Vendosini të gjithë përbërësit, përveç ujit, në blender (shtrydhëse).
Hidheni masën e përftuar në një tas të thellë. Në një tenxhere zieni 2 litra ujë dhe më pas hidhni në të masës e përgatitur më parë.
Lëreni të ftohet dhe më pas vendoseni në një kavanoz qelqi. Futeni në frigorifer dhe pija është gati për t’u konsumuar.
Çdo ditë pini një gjysmë gotë në mëngjes më stomakun bosh. Pijeni për 3 javë dhe më pas bëni pushim 7 ditë. Nëse është e nevojshme mund ta përsërisni sërish.
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...