Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi të shtunën se me votën e 25 qershorit qytetarët do të vendosin që vendi të vazhdojë për më shumë punë, siguri dhe mirëqenie sociale.
Ai këto komente i bëri me rastin e inspektimit të punimeve të dy rrugëve në Bashkinë e re të Tiranës, ku ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i zonës Xhemal Qefalia.
Rama i siguroi banorët se me të njëjtën forcë dhe këmbëngulje që luftuan dhe fituan për Vetting-un, do të luftojnë dhe fitojnë për ta rritur ekonominë dhe mirëqenien e çdo shqiptari. “Zgjedhja e 25 qershorit ka një rëndësi themelore për të vendosur do të vazhdojmë të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët, apo do të përjetojmë një tjetër prishje themelesh nga e para. Do të vazhdojmë rrugën e nisur për të bërë shtet me punë dhe mirëqenie. Do të vendosni që ne të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim që luftuam dhe fituam për Vetting-un, të luftojmë dhe fitojmë për ta rritur ekonominë, pasi do ta shpëtojmë nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Nëse çadra në bulevard ishte çadra e frikës nga drejtësia, çadra e skuadrës që ka prezantuar PD është çadra e humbësve. Republika e re me gjithë këta humbës!”, tha Rama.
Ai komentoi edhe mos përfshirjen në listë të disa prej figurave të njohura të PD-së. “Habitem si Saliu vazhdon rri aty, mbasi ka humbur të gjithë ata që kishte rrugës. Me Jozefinë e me të gjithë i mori lumi i çadrës. Saliu tek pullë aty, se çfarë bën aty me ata lloj kalamajsh që janë mbledhur, hajde gjejeni”, tha kryeministri Rama./Arbresh.info/
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...