Lionel Messi i zemëruar nga ky dështim i Barcelonës

18:13 | 27 Maj 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shprehur zemërimin e tij ndaj klubit pasi gjiganti katalunas dështoi për të siguruar një shënjestër kryesore për transferim.

Ish ylli i Monacos, Bernardo Sivla thuhet sipas një raporti nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’ se është arsyeja pse reprezentuesi argjentinas është i zemëruar, transmeton portali arbresh.info.

Talenti portugez ka qenë në radarin e Lionel Messit dhe Barcelonës që një kohë të gjatë.

Barcelona e ka parë futbollistin e talentuar si një zëvendësues i mundshëm i treshes frontale në sulm të përbërë nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme