Google ADS

Arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Itali, kapen “mat” me marijuanë e kokainë

17:55 | 27 Maj 2017
Arbresh.info

Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në qytetin e Raguzës, pasi janë kapur më lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për vëllezërit Ardi dhe Dragan Hasanaj, 18 dhe 23-vjeç.

Dy vëllezërit janë arrestuar në momentin që po tentonin të trafikonin lëndën narkotike në stacionin e autobusëve në qytetin e Raguzës. Pasi kanë parë policinë dy shqiptarët kanë tentuar të ikin, por janë neutralizuar nga karabinierët.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 1 kilogram marijuanë dhe kokainë. Shqiptari Dragan Hasanaj ishte arrestuar nga policia edhe dy muaj më parë pasi ishte kapur me rreth 300 gram marjuanë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme