Forcat irakiane të sigurisë kanë nisur një sulm të ri ndaj Shtetit Islamik në qytetin e Mosulit.
Trupat thonë se kanë bërë përparime në pak orë, ndërsa po përzënë rebelët nga bastionet e fundit të mbetura në Qytetin e Vjetër të cilin e kanë nën kontroll, transmeton portali arbresh.info.
Të premten, qeveria hodhi fletëpalosje duke u bërë thirrje civilëve të iknin.
Qindra mijëra civilë kanë ikur nga qyteti i veriut që nga ofensiva e tetorit për të marrë qytetin .
Qeveria njoftoi rimarrjen e Mosulit lindor në janar, por lufta për kontrollin e plotë të gjysmës perëndimore vazhdon.
Mijëra forca irakiane të sigurisë, luftëtarë kurdë Peshmerga, fisnorë sunitë arabë dhe militantë shiitë, të ndihmuar nga avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe këshilltarët ushtarakë, janë të përfshirë./Arbresh.info
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot