Google ADS

Xhaferi: Javën e ardhshme do të kemi qeverinë e koalicionit

17:22 | 27 Maj 2017
Arbresh.info

Maqedonia do të ketë javën e ardhshme një qeveri të koalicionit mes social-demokratëve dhe partive shqiptare, pas dy viteve të bllokimit politik, ka thënë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për AFP.

“Po pres të marr brenda një ose dy ditëve programin e këtij kabineti dhe të thërras menjëherë javën e ardhshme një takim në Parlament”, tha Xhaferi.

Pas një kohe të gjatë bllokimi duke përmendur një shkelje të unitetit kombëtar maqedonas, presidenti George Ivanov ngarkoi më 17 prill kreun e LSDM-së Zoran Zaev për formimin e një qeverie koalicioni, që do të përfitojë një shumicë prej 67 vendesh nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë.

Për të refuzuar social-demokratët të merrnin drejtimin e vendit, OBRM-PDUKM e cilësoi si një shkelje të unitetit kombëtar, sipas saj rrezikuar nga pretendimet e partive shqiptare që përbën rreth një të pestën e 2,1 milionë banorëve.

“Për të futur ndryshime si vendosja e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin, nuk mjafton të kesh një mazhorancë të thjeshtë. Për këtë do të nevojitej një reformë kushtetuese ose miratimin e rreth dy të tretat e deputetëve”, deklaroi Xhaferi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme