Fund për ndasitë, një shoqëri pa revanshizëm, dhe reforma rrënjësore janë pjesë e premtimeve të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili i dha para 700 delegatëve në kongresin e 22-të partisë së tij.
Zaev është kandidati i vetëm dhe ai duhet të rizgjidhet kryetar i LSDM-së. Delegatët do të zgjedhin edhe Sekretar të ri të përgjithshëm të partisë, i cili do duhet ta zëvendësojë Oliver Spasovskin. Do të zgjidhet edhe zëvendëskryetar, si dhe anëtarë të Bordit Mbikëqyrës dhe Qendror të partisë. Në fjalimin e tij Zaevi tha se ka shumë punë para qeverisë së re, dhe nuk do të lejojë të përsëritet siç tha, e keqja që VMRO-DPMNE ia bëri shtetit.
“Ne e dimë se liria do të thotë departizim i sistemit dhe të institucioneve shtetërore dhe ne jemi të gatshëm ta zbatojmë atë detyrë. Mjaft më me revanshizma që na kthejnë prapa. Vetëm një shoqëri e pa-politizuar çon drejt një zhvillimi ekonomik. Do ti ngremë standardet morale në jetën publike. Do të punojmë në krijimin dhe jo shkatërrimin. Mjaft më nga kjo e dyta. Do të komunikojmë me argumente, e jo me lajme të rreme. Do ti dëgjojmë me kujdes idetë dhe qëndrimet e ndryshme që ia vlejnë të pranohen, si më të mira”deklaroi Zoran Zaev.
Zaev tha se duhet të respektohen dallimet dhe kjo është e vetmja mënyrë për ti dhënë fund ndarjeve në shoqëri.
Ai njoftoi reforma në ekonomi- mbrojtjen e punëtorëve dhe zhvillimin e kompanive vendore.
“Të përqendrohemi në atë që do tu mundësojë vende të reja pune dhe më mirë të paguara për qytetarët. Kjo do t’i forcojnë familjet. Kjo do ta rrisë shpenzimin. Kjo do të nxisë zhvillimin e ndërmarrjeve. Kjo do të mundësojë rritje ekonomike në vend. Dhe kështu do të kontribuojmë që secili të ndjehet i qetë dhe i sigurt, këtu në Maqedoni” përfundoi fjalimin Zaev.
Në Kongresin e 22 të LSDM-së, ishte edhe ish-lideri i partisë Branko Cërvenkovski. Si mysafirë u shfaqën edhe delegacione të partive shqiptare, si dhe përfaqësues të partive joparlamentare, raporton Alsat-M.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës