Tillerson refuzoi të organizojë iftar në Departamentin e Shtetit

15:55 | 27 Maj 2017
Arbresh.info

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka refuzuar një kërkesë për të organizuar një ngjarje që do të shënonte muajin e shenjtë të Ramazanit, kanë thënë dy zyrtarë amerikanë.

Siç duket Tillerson do të prishë traditën e dy partive me disa përjashtime prej 20 viteve, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info.

Që nga viti 1999, sekretarët republikanë dhe demokratë të shtetit kanë mbajtur gjithmonë ose një darkë iftar për të thyer agjërimin e ditës gjatë Ramazanit ose një pritje që shënon festën e Fitër Bajramit në fund të muajit, në Departamentin e Shtetit.

Tillerson refuzoi një kërkesë nga Zyra e Drejtësisë e Çështjeve Globale të Departamentit të Shtetit për të organizuar një pritje të Fitër Bajramit si pjesë e festimeve të Ramazanit, thanë dy zyrtarë të SHBA të cilët refuzuan të identifikoheshin sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.

Refuzimi i tij i kërkesës sugjeron se nuk ka plane për këtë vit për ndonjë funksion të Ramazanit të profilit të lartë në Departamentin e Shtetit.

Muaji i agjërimit dhe lutjes për myslimanët fillon sot në shumë vende të botës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme