“Nuk është rastësi, dhe u tha qartë nga shefat e mbrojtjes dy javë më parë dhe nga krerët e shteteve dhe qeverive të enjten, se ne duhet t’i kushtojmë vëmendje Ballkanit Perëndimor si portë e Evropës, ku kulturat dhe ndikimet janë në udhëkryq, ” tha Gjeneralin Petr Pavel, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë Forumit GLOBSEC në Bratislavë, shkruan EWB.
Ai shtoi se ka ende një numër kombesh të cilat nuk janë të përafruara dhe disa prej tyre aspirojnë për anëtarësim në strukturat euroatlantike.
“Ne jemi duke u përpjekur të mbështesim aspiratat e këtyre kombeve në nivelin e interesit të tyre. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm për ndikimin rus në rajon që nuk është gjithmonë konstruktiv dhe ne dëshirojmë të shohim më shumë diskutime pragmatike duke përfshirë Rusinë për të ardhmen e rajonit,” vuri në dukje ai, transmeton arbresh.info.
Ai theksoi se ata janë të vendosur fuqishëm për respektimin e të drejtave sovrane të të gjitha kombeve për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe se “nëse vendosin të jenë pjesë e marrëveshjeve euroatlantike, atëherë ne do të japim gjithë mbështetjen tonë dhe nëse ata vendosin të shkojnë në një tjetër rrugë është zgjedhja e tyre.”
Ai theksoi se çdo bashkëpunim ndërmjet Serbisë dhe Rusisë nuk pengon marrëdhëniet me NATO-n, duke mos parë ndonjë kontradiktë atje.
“Është zgjedhja kombëtare serbe. Ne do të ofrojmë çdo bashkëpunim në bashkërendim me Serbinë që do të jetë në interesin kombëtar të vendit, si dhe në vende të tjera,” theksoi gjenerali Pavel, transmeton arbresh.info.
Duke folur për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ai tha se është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit në rajon.
“Unë besoj fuqishëm se sa më shumë e zgjerojmë platformën për dialog dhe bashkëpunim aq më shumë arrijmë stabilitetin. Mendoj se është e rëndësishme – se rajoni është i qëndrueshëm, institucionet po punojnë dhe u japin qytetarëve të tyre se çfarë duhet të japë një shtet, ” përfundoi ai./arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...