Google ADS

Hoti: Do të heqen vizat e bëhet Ushtria, s’jap afate kohore

11:02 | 27 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se në Qeverinë Mustafa janë krijuar 40 mijë vende të punës.

Ai poashtu ka thënë se Kosova gjatë kësaj kohe është orientuar nga Perëndimi.

Hoti ka thënë se duhet të ndalet krimi dhe korrupsioni në Kosovë derisa ka shtuar se nuk jep afate as për heqjen e vizave e as për krijimin e Ushtrisë së Kosovës nëse ai zgjedhet kryeministër.

Por sipas tij, ndonëse nuk jep afate, ai siguron se do të bëhen të dyjat.

Këto komente Hoti i ka bërë në takimin me strukturat e LDK-së dhe bizneseve në qytetin e Ferizajt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme