Ben Blushi e ka komentuar përjashtimin e Astrit Patozit nga listat e PD-së si një humbje të madhe për një prej demokratëve të vërtetë të kësaj partie.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Blushi ka thënë: “kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerëzit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë”, shkruan gazeta Shekulli.
Postimi i plotë:
PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI
Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerëzit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty,megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërmarrja, punëtorët ikën në shtëpi.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...