Një tjetër ndarje në Hollywood, çifti i famshëm ndahen pas 17 vitesh së bashku.
Një nga çiftet më të dashur të hollivudit kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre pas 17 vitesh martesë.
Bëhet fjalë për dyshen Ben Stiller dhe Christine Taylor, të cilët njiheshin si një nga çiftet më lidhjen më të konsoliduar në show bizin botëror.
Ndarjen e tyre e njoftuan vetë aktorët përmes një deklarate publike
“Me dashuri dhe respekt shumë të madh për njëri tjetrin dhe 18 vitet bashkë si çift, kemi marrë vendimin për t’u ndarë.”, u shprehën ata në deklaratën për “ET”. “Prioriteti ynë mbeten fëmijët, për t’i rritur me përkushtim dhe për të qenë shokët më të ngushtë të tyre. Me mirësjellje, i kërkojmë medias të respektojë privatësinë tonë në këtë periudhë.”
Çifti të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2000, janë prindër të dy fëmmijëve , një djalë 12 vjeç, dhe një vajzë 15 vjeç.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë