Vajza shqiptare që shkeli majën më të lartë në botë, Everesti, Uta Ibrahimi sot kthehet në Kosovë.
Ibrahimi do të vijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ora 20:00.
Për ta pritur Utën, do të dalin të afërmit dhe shoqëria e saj.
Uta Ibrahimi ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaja, konkretisht në qendër-veri të Nepalit, në Luginën Ralwaling, e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit, duke iu falënderuar projektit ‘Femra Shqiptare në Himalaya’ të iniciuar dhe organizuar nga Xhimi Begeja dhe familja e tij, të cilët kanë vlerësuar se Uta Ibrahimi është alpiniste e cila meriton përkrahje në këtë projekt.
Ecja ka filluar në fshatin Jagat 1200 metër lartësi mbidetare dhe duke vazhduar për 7 ditë ecje nëpër fshatrat e thella të kësaj zone, deri në fshatin e fundit NA me lartësi mbidetare 4200 metër.
Lugina Ralwaling njihet si ndër zonat ku është zhvilluar budizmi gjatë shekullit të 17-të dhe në atë kohë ka qenë si zonë sekrete dhe vetëm në 30 vitet e fundit është e vizituar nga alpinistë nga gjithë bota.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...