Gjatë debatit në Interaktiv Behgjet Pacolli përkujtoi momente të bashkëqeversjen me PDK-në.
Në këtë rrëfim të tij u veçua momenti kur ai foli për një brutalitet të një ministri të PDK-së me, siç e quan ai, zotëri të rëndë. Të cilit ministri, sipas Pacollit iu drejtua me fjalët: “ju nuk dini asgjë”.
Ai më tutje ka treguar se bëhet fjalë për ish-ministrin e Kulturës, dhe tani ministrin në detyrë të Bujqësisë, Memli Krasniqi.
Këtë ministër aleati i ri i Mustafës e quajti arrogant, brutal dhe të papërgatitur për postin dhe postet që mban.
Pacolli në Interaktiv tregoi edhe për një akuzë që Krasniqi i ka bërë gjatë fushatës parazgjedhore.
Krasniqi ka thënë se gjoja partia e tij që udhëheq s’ka program Qeverisës.
Pacolli duke iu kundërpërgjigj duke thënë se ka një libër në të cilën tha të jenë të përfshirë programet qeverisëse për të gjitha vitet deri më 2017.
“Të qofshin për nder akuzat ty dhe familjes tënde akuzat që i bënë ndaj Partisë dhe meje”, i është drejtuar ai Krasniqit.
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media