Amazon ka zbarkuar në Nju Jork dhe ka zgjedhur godinën Time Warner Center, fare pranë Central Parc dhe Trump Tower, për librarinë e parë fizike njujorkeze.
Një zgjedhje jo e rastësishme kjo e gjigantit të shitjeve online, që e vendos në zemër të industrisë së botimit dhe njëkohësisht larg librarive të tjera të metropolit amerikan, si “The Strand” në Union Square, të cilat i kanë mbijietuar ciklonit të librit elektronik, primatin e të cilëve e mban pikërisht Amazon.
Me librarinë “Amazon Books”, librat “bestseller” do të spostohen duke i lënë hapësirë librave që kanë patur vlerësimin më të lartë nga lexuesit, ose një kuotë mbi 4.8 nga 5 që është maksimalja në faqen e internetit Amazon.com.
Libraria e kompanisë bazohet pikërisht në një punë 20-vjeçare për mbledhjen e të dhënave online për vendosjen e librave në shitje.
Volumet janë të gjitha pa çmim dhe për ta marrë vesh mund të përdoret aplikacioni i Amazon në celular, ose një nga skanerët elektronikë të dyqanit, ku pagesa nuk do të bëhet me para ‘cash’.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën