Google ADS

Momenti kur takohen dy liderët më simpatikë të botës

22:56 | 26 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është takuar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau gjatë samitit të G7-tës që po mbahet në Sicili, Itali.

Presidenti francez 39 vjeçar dhe kryeministri kanadez 45 vjecar, konsiderohen si ndërliderët më të pashëm në botë, por jo vetëm kaq, ata konsiderohet edhe si liderët më liberalë, transmeton portali arbresh.info

Ata janë takuar për herë të parë dhe menjëherë pas takimit janë përfolur shumë në rrjetet sociale për shkak të pamjes së jashtme.

Një komentuese e rrjetit social këtë moment e ka quajtur si ‘shumë të zjarrtë për t’u bërë ballë’.

Në samitin e G7-tës udhëheqësit e vende botërore, si Gjermania, Kanada, Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rënë dakord që të luftojnë ekstremizmin nëpër media sociale, por ende nuk kanë rënë dakord mbi ndryshimet klimatike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme