Google ADS

Bomba merr jetët e 10 civilëve

22:45 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe rrugore në Herat, Afganistani perëndimor, raporton Anadolu.

Sipas Lal Mohammad Omarzoy, guvernator i qarkut Adraksan të Heratit, të gjitha viktimat e bombës ishin civilë, transmeton portali arbresh.info.

“Një makinë e pasagjerëve goditi një bombë në anë të rrugës në zonën Sherzad sot”, tha ai.

Kjo tragjedi ndodhi gati një javë pas një mine tokësore mori jetët e 11 anëtarëve të një familjeje që po shkonin në dasmë.

Asnjëri prej incidenteve nuk është pretenduar nga askush, por sulmet e tilla zakonisht iu atribuohen kryengritësve talibanë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme