Përfaqësues nga partitë politike në Maqedoni, që përbëjnë shumicën parlamentare, bëjnë të ditur se brenda ditës, e më së voni gjatë kësaj fundjave, pritet të përmbyllen bisedimet për formimin e qeverisë së re.
Bashkimi Demokratik për Integrim, i përfaqësuar me dhjetë ulëse në Parlamentin e Maqedonisë, do të marrë pjesë në qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaevi duke drejtuar pothuajse dikasteret e njëjta që ka drejtuar edhe gjatë qeverisë së kaluar.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se do ta mbështesin qeverinë reformatore të Zaevit me tre deputetë, por nuk kanë vendosur ende rreth pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në qeveri.
Nga Lëvizja Besa thonë për Radion Evropa e Lirë se janë në pritje të ridefenimit edhe të disa kushteve.
Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se është “momenti historik” që e imponon nevojën e veprimit të të gjitha partive politike shqiptare si bllok në kuadër të Qeverisë së re të Maqedonisë.
“Unë mendoj se të gjitha partitë politike shqiptare tani duhet të veprojnë si bllok, të kenë një program të përbashkët dhe bashkërisht të përcaktojnë dinamikën e realizimit të kërkesave që kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve të Maqedonisë”.
“Mendoj se partitë politike shqiptare duhet të bëhen si një bllok dhe të përkrahin Qeverinë e Zaevit, i cili është zotuar se do të angazhohet për sundimin e drejtësisë dhe departizimin e sistemit gjyqësor, sepse pikërisht drejtësia është ajo që u ka munguar shqiptarëve”, thotë për Radion Evropa e Lirë Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së ish-të të burgosurve politikë shqiptarë.
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ngjashëm shprehet edhe Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike. Ai konsideron se partitë politike, në këtë moment, duhet të jenë më të përqendruara në kthimin e normalitetit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
“Formimi i Qeverisë së re të Maqedonisë paraqet një hap të rëndësishëm drejt kapërcimit të krizës politike. Çdo kushtëzim le të themi për këtë qeveri gjatë formimit, paraqet dhe kushtëzim për tejkalimin e krizës”.
“Partitë politike duhet të kenë një agjendë të qartë kur bëhet fjalë për sigurinë e vendit, perspektivat euroatlantike të shtetit dhe reformat që kërkohen të bëhen në Maqedoni, sepse këto reforma në vete ngërthejnë dhe shumë çështje që janë pjesë e programeve të partive politike shqiptare”.
“Pjesëmarrja e të gjitha partive politike shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë do të tregojë një lloj pjekurie politike dhe një lloj përkushtimi të shqiptarëve për kthimin e shtetit në binarë normalë”, thotë Neziri.
Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev, gjatë fundjavës ose më së voni në fillim të javës së ardhshme pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për programin qeveritar dhe përbërjen e ministrave që do të udhëheqin me ministritë në Qeverinë e re të Maqedonisë. Ai, në kabinetin qeveritar duhet të përfshijë së paku dy parti politike shqiptare./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...