Google ADS

Egjipti godet kampet terroriste në Libi

22:09 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Avionët luftarakë egjiptianë kanë goditur kampet militante pas sulmit vdekjeprurës ndaj të krishterëve, njofton presidenti Abdel Fattah el-Sisi.

Sulmet  u zhvilluan në Libinë lindore, tha televizioni shtetëror, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti i Egjiptit gjithashtu premtoi të vazhdojë goditjen e bazave të përdorura për të trajnuar militantët dhe të cilët kryejnë sulme terroriste në vendin e tij, pavarësisht nga vendndodhja e kampeve, raporton Reuters.

Ai gjithashtu përsëriti se vendet që financojnë, trajnojnë dhe armatosin terroristët nuk duhet të shpëtojnë pa u ndëshkuar.

“Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë popullin tonë nga e keqja”, tha ai në një fjalim televiziv.

Presidenti egjiptian gjithashtu iu drejtua direkt Donald Trumpit për të marrë rolin udhëheqës në luftën kundër terrorizmit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme