Google ADS

Fjalët emocionuese të Luis Enrique teksa i thotë lamtumirë Messit

21:50 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

“Ishte nder të punoja me më të mirin”, ishin fjalët e trajnerit Luis Enriques në konferencën për shtyp para finales së Copa del Rey.

Të shtunën mbrëma, ndeshja kundër Alaves do të jetë e fundit për trajnerin në stolin e Barcelonës.

Enrique foli edhe për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, duke thënë se për të ka qenë kënaqësi të punojë me më të mirin e botës.

“Ishte një kënaqësi të punoj me futbollistin më të mirë të botës. Messi është lider, një lojtar shembull për shokët dhe të gjithë. Ai është më i miri në të gjitha aspektet”, tha Enrique.

Ish trajneri i Romës ka shansin ta mbyllë aventurën te Barcelona me një trofe, atë të Copa del Rey, kur të shtunën në mbrëmje përballet me Alavesin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme