Mirjeta Kalludra, ish-deputetja e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës që tash synon ta fitoj edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës në kuadër të koalicionit LDK-AKR- Alternativa, i është drejtuar me një letër publike elektoratit të partisë që përfaqëson.
Më shumë se kurrë më parë, ajo ka përdorur një gjuhë tejet kritikuese për PDK-në, e cila, ndonëse ishte në koalicion me LDK-në, u vu në mbështetje të opozitës për ta rrëzuar Qeverinë Mustafa, transmeton Infokusi.com
Kalludra e ka dhënë edhe shpjegimin pse kjo parti ka vepruar në këtë mënyrë.
“PDK e tronditur nga standardi që po krijohet në Kosovë, nga modeli se si duhet të qeverisej vendi, si duhet të zhvillohej ekonomia, të rritën vendet e punës, të zhvillohet sektori i bujqësisë, shërbimet shëndetësore e të rritej mirëqenia qytetarëve, vendosi ta ndërpres rrugën, qeverisjen e LDK-së dhe sukseseve të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera kandidatja për deputete.
Mirëpo sipas saj, lideri i LDK-së, Isa Mustafa arriti ta menaxhoj mirë këtë situatë dhe ta bashkoj partinë edhe me aleat tjerë që synojnë ta zhvillojnë vendin në frymën e njëjtë të traditës së LDK-së.
Në kontekst të gjithë kësaj, ajo ka kërkuar energji të reja për një Kosovë më të mirë për një perspektivë me të madhe për të gjithë qytetarët.
Në vazhdim mund ta lexoni të plotë adresimin e saj:
“Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës
Shumë të respektuar elektorat i palëkundur i Lidhjes Demokratike të Kosovë
Pasi kaluan disa ditë nga mjegullat e mëdha politike dhe tashmë vetëm kemi hyr në fushatë elektorale, po e ndiej për obligim si përfaqësuese e juaja, t’i komentoj shkurt gjithë këto lëvizje të papritura politike.
E di që më shumë se asnjëherë tjetër keni pyetur dhe i keni komentuar në mënyra të ndryshme lëvizjet që ndodhen brenda natës, nga rrëzimi i qeverisë e deri në koalicionet që me shumë të drejtë po quhen ‘koalicione të natës’.
Lidhje Demokratike e Kosovës u gjet në situata të vështira nga tradhtia që erdhi nga koalicioni, dhe kjo e di se ndoshta e ka shqetësuar secilin votues besnik të frymës Rugovjane, por me mençuri, maturi dhe pjekuri politike, strukturat e udhëheqëse të LDK-së, i tejkaluan këto sfida.
U tradhtuam nga partneri i koalicionit pas tri viteve qeverisje. Kjo besoj nuk kërkon shumë sqarime sepse është e njohur për gjithë Ju. Ndodhi sepse sukseset e qeverisjes së kryeministrit Mustafa nuk e penguan vetëm opozitën por edhe partinë që ishim ne bashkë qeverisje.
PDK e tronditur nga standardi që po krijohet në Kosovë, nga modeli se si duhet të qeverisej vendi, si duhet të zhvillohej ekonomia, të rritën vendet e punës, të zhvillohet sektori i bujqësisë, shërbimet shëndetësore e të rritej mirëqenia qytetarëve, vendosi ta ndërpres rrugën, qeverisjen e LDK-së dhe sukseseve të Kosovës.
Vendosi ta rrëzoj edhe veten, vetëm për të mos pranuar ta shoh Kosovën duke u zhvilluar me qeverisjen e udhëhequr nga LDK-ja.
Kjo sot po shihet se nuk na dobësoj, përkundrazi, kjo na bëri edhe më të fortë dhe na rriti besimin e qytetarëve ashtu siç po shihet në ditë e para të fushatës.
Lideri i LDK-së, z. Isa Mustafa arriti ta menaxhoj mirë këtë situatë dhe të na bashkoj edhe me aleat tjerë që synojnë ta zhvillojnë vendin në frymën e njëjtë të traditës së LDK-së, dhe të gatshëm për të punuar për një fitore të re për Kosovën. LDK u rrit dhe ju bashkuan AKR e Behxhet Pacollit dhe Alternativa e Mimoza Kusarit e Ilir Dedës.
Na u bashkuan emra të shquar të shoqërisë civile, analist, intelektual. Po na bashkohen me mijëra qytetarë që u zhgënjyen nga tradhtia e partive të tjera.
Me një entuziazëm të paparë me qindra e mijëra qytetarë po i bashkohen LDK-së, po i bashkohen elektoratit besnik të partisë së liderit historik, Ibrahim Rugova, po i bashkohen vizionit të partisë për të vazhduar shtet-ndërtimin e Kosovës nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Avdullah Hoti.
Po ndihem krenare më shumë së asnjëherë më parë me gjithë gatishmërinë që po më ofroni edhe mua personalisht pavarësisht së nuk kam karrierë të gjatë politike dhe pata fatin vetëm për disa muaj t’iu përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Nga zemra ju falënderoj të gjithë Juve, duke filluar nga vendlindja ime, e anë e këndë Kosovës që po me shkruani e po shprehni gatishmëri për të me përkrahur në këtë fushatë.
Me besim të plotë së do të shënojmë një fitore të madhe.
Me Avdullah Hoti Kryeminister të Kosovës
Energji të reja për një Kosovë më të mirë për një prespektivë me të madhe për të gjithë qytetarët
Me respekt
E juaja,
Mirjeta Kalludra
Kandidate për deputete Nr. 42
Lidhja Demokratike e Kosovës Nr.16?
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...