Qytetarët e vendeve perëndimore duhet të zgjedhin liderë të fortë ose të rrezikojnë të bien viktimë e më shumë sulmeve terroriste që synojnë fëmijët e tyre, tha kryeministrja polake Beata Szydło.
Në një ndërhyrje të jashtëzakonshme në parlamentin e vendit të saj, kryeministrja u bëri thirrje evropianëve të refuzojnë imigracionin ose të vuajnë pasojat e sulmeve si ajo në Mançester të hënën në mbrëmje, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi vetëvrasës Salman Abedi vrau 22 vetë dhe plagosi 116 të tjerë në një sulm ndaj një koncerti Ariana Grande në Manchester Arena.
Dy qytetarë polakë vdiqën në këtë sulm.
“Ne nuk do të marrim pjesë më çmendurinë e elitës së Brukselit. Ne duam të ndihmojmë njerëzit, jo elitat politike”, tha Szydlo.
“Ngrihuni nga gjunjët dhe nga letargjia juaj ose do të qani për fëmijët tuaj çdo ditë.
“Duhet thënë qartë dhe drejtpërdrejt: Ky është një sulm ndaj Evropës, mbi kulturën tonë, mbi traditat tona”.
Qeveria polake aktualisht është futur në një betejë me Komisionin e BE mbi planet për të bërë çdo shtet anëtar të miratojë Sistemin e Përbashkët Evropian të Azilit./Arbresh.info
Biden garanton se do të ketë transferim paqësor të pushtetit
Dafina Zeqiri me bashkëpunim të ri, projekti muzikor titullo...
Edhe PDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik...
Gjesti ia shpreh Xhenetës një dëshirë të çuditshme
Rritja e përdoruesve të drogave në Ferizaj nxit alarmin për ...
Avokati: Procesi i Hagës mund të përfundojë kah fund i vitit...