Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ai është president pak më ndryshe pasi nuk ka për qëllim që të rrijë gjithë ditën në zyrë por synon komunikimin me qytetarët e Kosovës, shkruan arbresh.info
Thaçi këtë deklaratë e bëri gjatë emisionit “Monitor” në RTK si kundërpërgjigje ndaj LDK-së e cila sot e ka kritikuar pasi kishe vizituar një shkollë në vendlindjen e tij.
“Për mua të gjitha partitë politike janë të njëjta. Unë jam president pak më ndryshe sepse nuk jam president që rri gjithë ditën në zyre por komunikoj me shoqërinë. Ti mund të jesh një president i mirë nëse me të vërtetë komunikon me njerëzit. Nëse nuk do të komunikoja me njerëzit në Kosovë do të duhej të isha kritikuar”, është shprehur Thaçi.
LDK sot ka reaguar ndaj vizitës që Thaçi i ka bërë shkollës fillore në Burojë të Skenderajt duke thënë se presidenti po bënë fushatë për koalicionin e mesnatës.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...