Nëntë gra që donin të organizonin një “ndejë me burkini” janë arrestuar në Kanë, disa ditë pas ndalimit të demonstrimit publik gjatë festivalit të filmit.
Ato kishin planifikuar të notonin në det si pjesë e protestës së tyre, por që nuk arritën asnjëherë në plazh, transmeton portali arbresh.info. Në vend të kësaj ato u arrestuan para hotelit Martinez, raporton AFP.
“Ishte vërejtur këtë pasdite në Kanë, një fillim i një tubimi,” thanë autoritetet lokale në një deklaratë të së premtes, duke shtuar se ata i “vunë fund” ngjarjes dhe intervistuan ata që “formuan këtë asamble të paligjshme”.
Gratë, disa prej të cilave të mitura, kishin ardhur nga Parisi me tren. Ato u dërguan në stacionin e policisë dhe u liruan në ora 17:00 të kohës lokale.
Ata thuhet se janë miq të milionerit Rachid Nekkaz, një biznesmen algjerian dhe aktivist politik, i cili është bërë i njohur për fushatën e tij kundër ndalimit të burkinëve në Rivierën Franceze. Ai ka paguar gjobat e shumta të lëshuara për gratë e veshura me burkini që refuzuan t’i bindeshin ndalimit./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?