Ariana Grande ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas tragjedisë që ndodhi në koncertin e saj në Manchester të hënën që po e lëmë pas. Këngëtarja amerikane ka dhënë mesazh emocionues për rastin tragjik që mori jetën e 22 personave.
Ndër të tjera, Ariana ka premtuar se do të mbajë një koncert përsëri në Manchester në nderim të viktimave. Fitimet nga ky koncert do të jipen për familjet e viktimave.
“Nuk do të lejojë asnjëherë që ky rast të na ndajë ne. Kurrë urrejtja nuk do të triumfojë. Kam kaluar këto ditë duke menduar për sulmin gjersa sot mendojë se si duhet ta tejkalojmë. Ne nuk do të frikësohemi, do të vazhdojmë me koncerte” shkruan ndër të tjera Ariana Grande. Indeksonline
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...