Jennifer Lopez, Mariah Carey dhe Celine Dion nuk i frikësohen kërcënimeve të ISIS-it

20:18 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Jennifer Lopez, Mariah Carey dhe Celine Dion do të vazhdojnë me koncertet e tyre të planifikuara në Las Vegas, përkundër kërcënimeve të ISIS-it që ta sulmojë këtë qytet.

Jennifer Lopez këtë fundjavë do të performojë në Las Vegas, përkundër kërcënimeve të ISIS-it se do ta sulmojë këtë qytet.

Mariah Carey, Celine Dion dhe “Backstreet Boys” po ashtu do të vazhdojnë me orarin e caktuar më parë, përkundër frikës së rritur, pas sulmit në koncertin e Ariana Grandes në Mançester. Një video e frikshme, e re, që është publikuar javën e kaluar, tregonte një ushtar të ISIS-it duke apeluar te “ujqit e vetmuar” për të bërë sulme në tokën amerikane, duke përfshirë edhe rripin e Las Vegasit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme