Gruaja martohet me stacionin e trenit

18:36 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Pse jo? Pse të mos martohesh me një stacion treni në qoftë se është ajo që zemra dëshiron?

Disa njerëz duan burra. Disa duan gra. Disa i duan të dy. Për disa, ose më specifikisht për një person, dashuri do të thotë një stacion treni, transmeton portali arbresh.info.

45-vjeçarja Carol thotë se është dashuruar me stacionin Santa Fe në Kaliforni që kur ishte një vajzë e re, kështu që vendosi që lidhjen e saj me vendin ta bëjë zyrtare.

40c5a5df00000578-4542466-image-a-2_1495733229972

Dasma nuk njihet zyrtarisht nga qeveria, por Carol thotë se ajo dhe stacioni kanë lidhur zemrat afërsisht para 18 muajve, dhe janë të lumtur që nga atëherë.

“Kur u martuam, qëndrova aty dhe i thashë se e marr si partnerin tim”, thotë Carol, i cili e quan stacionin ‘Daidra’. “Ishte dita më e lumtur e jetës sonë”.

40c5a5cc00000578-4542466-image-a-8_1495733315638

Ajo viziton stacionin çdo ditë, duke udhëtuar 45 minuta me autobus për të vizituar bashkëshorten e saj.

Carol identifikohet si ‘Objekti-seksual’, një formë e seksualitetit e fokusuar në objekte specifike të pajetë.

Termi u krijua fillimisht nga Eija-Riitta Berliner-Mauer, një grua suedeze që pretendonte të ishte “e martuar” me Murin e Berlinit nga 1979 deri në vdekjen e saj më 2015.

Mendohet të ketë rreth 40 femra OS në botë, shumë prej të cilave gjithashtu kanë Sindromën e Aspergerit./Arbresh.info

40c758c100000578-4542466-image-a-9_1495733382821 40c5a75000000578-4542466-image-a-1_1495733146090

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme