Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim është takuar sot në Ambasadën e SHBAve në Shkup me Ambasadorin Amerikan në Maqedoni, z. Xhes Bejli.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bejli bashkëbiseduan rreth formimit të Qeverisë së re reformuese dhe për situatën politike në vend dhe në rajon.
Z. Ahmeti theksoi që BDI është e përkushtuar për reforma në shtet duke filluar fuqishëm me reformimin e gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës.
Nëpërmjet të zbatimit të reformave, Maqedonia do ta ndihmon rikthimin e fokusit ndërkombëtar edhe në integrimin e shpejt në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Prioritete tjera të Qeverisë mbeten edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe Marrëveshja e Ohrit bashkë me rritjen e standardit jetësor, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Z. Ahmeti shprehu bindjen që javën që vjen, Maqedonia do ta ketë qeverinë e re reformuese.
Ambasadën e SHBAve në Shkup me Ambasadorin Amerikan në Maqedoni, z. Xhes/Arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...