Paralajmërohet një sulm i mundshëm në Ankara

17:53 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Guvernatori i provincës turke të Ankarasë ka paralajmëruar për një sulm të mundshëm në kryeqytetin e vendit.

Është thënë se terroristët mund të godasin turmat e qytetarëve, dhe me këtë rast është ndaluar edhe mbajtja e mitingjeve në Ankara, transmeton portali arbresh.info.

Një marsh protestues para stacionit hekurudhor të Ankarasë u sulmua në mars të vitit 2015. Më shumë se 100 persona u vranë aty. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, ku ishin të përfshirë dy sulmues vetëvrasës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme