Hulumtimi, rezultatet e të cilit janë publikuar te “British Medical Journal: Heart”, ka treguar se konsumimi i moderuar i çokollatës, ul rrezikun nga dridhjet arteriale të zemrës, gjendje kjo që prek rreth 8,8 milionë njerëz në Evropë dhe lidhet me rrezik të shtuar nga pika në tru, dështimi i zemrës, dështimi kognitiv dhe demenca.
Studimi ishte bërë midis viteve 1993 dhe 1997, ku kishin marrë 55.000 njerëz, midis moshës 50 dhe 64 vjeçe. Në fillim të studimit ishin grumbulluar të dhënat rreth gjendjes së tyre shëndetësore, shprehive jetësore dhe shprehive në ushqim, ishin grumbulluar në fillim të studimit, e secili nga pjesëmarrësit ishte dashur të përgjigjes sesa shpesh kishte konsumuar çokollatë.
Me kontrollimin e studimeve, ishte dëshmuar se ata që kishin konsumuar 2-6 porcione çokollatë, ishin më pak të rrezikuar nga dridhjet arteriale të zemrës.
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues