Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli bashkë më disa nga kandidatët për deputetë të kësaj partie vizitoi sot fabrikën e Tubave në Ferizaj.
Gjatë kësaj vizite, Pacolli u njoftua për kapacitetet prodhuese të kësaj fabrike.
Ai tha se qëllimi i tij është që të bëhet robotizimi i fabrikave.
“Po e vizitojmë një fabrikë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit. Tendenca është për robotizimin e veprimtarisë. Me robotizimin do të rritet edhe numri i të punësuarve”, u shpreh Pacolli, shkruan arbresh.info.
Nënkryetari i AKR Agim Bahtiri tha se programin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë munden me implementu vetëm ata qe e kanë projektu botën dhe këtë mund ta bëjë vetëm Behgjet Pacolli.
“Eshtë mëkat që Behxhet Pacolli të mos jetë njeri kyç në Kosovë. Njerëzit duhet ta kuptojnë që duhet të votohet ai që punon për këtë shtet dhe ai që nuk e korrupon shtetin, e ky njeri është Behgjet Pacolli’, u shpreh Bahtiri.
Ndërsa Feti Selmani, drejtor menaxhues i fabrikës së Tubave tha se Fabrika i ka 150 të punësuar dhe se pret që ky numër të rritet.
Ai tha se kjo fabrikë posedon një armatë të fort inxhinierësh./Arbresh.info.
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...