Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhje

15:07 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në zgjedhjet e 25 qershorit është regjistruar edhe Partia Republikane.

24 orë përpara se të dorëzonte listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike mbylli marrëveshjet me disa prej aleatëve.

Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, Vangjel Dule i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar vendosën të mos konkurronin me lista të veçanta, por të përfaqësoheshin në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike.

Në këmbim, secili prej tyre ka një vend të në listat e deputetëve demokratë, përkatësisht në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë. Gjithashtu, ata do të kenë kandidatë në vende jo shumë të sigurta në qarqe ku historiku elektoral i favorizon./tch

1495801163_pd-regjistrim 1495801195_pr-regjistrim

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme