Sa i vërtetë është ky mit për organin femëror?

14:26 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Ekziston një besim se, nëse kalon njëfarë kohe pa kryer marrëdhënie, ajo ngushtohet. Por, ekspertët tregojnë si qëndron e vërteta.

Ka disa të vërteta universale që të gjithë i dinë dhe që i rezistojnë kohës, përshembull, që djathi shkon shumë me domatet. Apo se piastra t’i djeg flokët. Por është një nga ato legjendat urbane, që nuk është aspak e vërtetë; ka të bëjë me vaginën.

‘Rëndom thuhet se femrat që kryejnë më pak marrëdhënie seksuale, e kanë më të ngushtë organin gjenital. Por kjo është tërësisht e gabuar’, thotë specialistja e shëndetit të femrave, Jennifer Wider. Vetëm dy herë gjatë jetës vagjina ndryshon vërtet formë.

E para, pas lindjes së fëmijës. ‘Studimet kanë treguar se muskujve vagjinalë mund t’u duhet deri në 6 muaj për t’u kthyer në formën dhe përmasën e mëparshme’, thotë Wider, ‘E megjithatë, kthehen’.

‘Rasti i dytë është ndryshimi që vagjina pëson me kalimin e moshës. Me kalimin e viteve, niveli i hormoneve tek femrat bie, çka ndikon që muret vaginalë të hollohen dhe të humbasin elasticitetin, ndaj edhe muskujt bëhen më të flashkët’, thotë Wider.

‘E mira është se ka disa ushtrime për muskujt vagjinalë, pavarësisht moshës’.

E si përfundim, nëse gjatë marrëdhënieve ndjeni se vagjina juaj është e ngushtë, nuk ka të bëjë me shpeshtësinë e seksit, apo me faktin se mund të keni ca kohë pa qenë me dikë.

“Kjo ndodh për shkak se ju duhet më shumë kohë për të ardhur në qejf, ndaj duhet t’i kërkoni partnerit që t’i kushtoni pak më shumë kohë lojërave paraprake”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme