Google ADS

Hoti viziton Trepharm, prezanton Fondin 15 milonë euro të BB-së

13:49 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Gjatë një vizite që ka zhvilluar në Fabrikën e prodhimit farmaceutik Trepharm në Fushë Kosovë, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se politikat fiskale të miratuara nga Qeveria kanë dhënë efekte në zhvillimin e sektorit privat.

“Më vjen mirë për depërtimin tuaj në tregjet ndërkombëtare, jo vetëm në Evropë por edhe në vende tjera. Jam shumë i kënaqur me performancën që keni arritur deri më tash”, ka thënë Hoti për Trepharm, duke shtuar se pakoja e fiskale 2, e cila do të hyjë në fuqi sa po të krijohet qeveria e re, do të krijojë kushte edhe më të favorshme për prodhimin vendor, transmeton arbresh.info.

Ai ka garantuar se prodhuesit vendor farmaceutik do të kenë mbështetjen që furnizimi i institucioneve shëndetësore me barna të jetë në nivelin e duhur.

“Do ta kemi prioritet zhvillimin prodhimit vendor me politikat fiskale që i kemi ndërtuar. Tash me pakon e dytë jemi afër ti identifikojmë të gjitha çështjet që ju i keni listu me kujdes dhe i keni sugjeruar”, ka thënë Hoti.

Hoti ka prezantuar edhe fondin prej 15 milionë euro të Bankës Botërore, i cili i dedikohet forcimit të prodhimit vendor dhe të cilin e ka negociuar ai në cilësinë e Ministrit të Financave.

Ai ka thënë se ky fond, së bashku me pakon fiskale 2, e cila parasheh lirime doganore për lëndën e parë dhe favore tjera, do të jetë nxitëse e fuqishme e prodhimit vendor dhe uljen e varshmërisë së tregut nga importet./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme