Google ADS

Kurti: Themelimi i FAK-ut, prioritet i Republikës

13:06 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është një nga prioritetet e tij.

Kurti, në një postim në Facebook ka shtuar se populli i Kosovës duhet ta aktualizojë të drejtën e vet për mbrojtje, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Dje prezantuam planin me 40 Prioritetet e Republikës.

Themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është një ndër Prioritetet e Republikës. Populli i Kosovës duhet ta aktualizojë të drejtën e vet për mbrojtje, njësoj si popujt e tjerë.

Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë institucioni që do të na garantojë sigurinë, por edhe partneritetin me aleatët tanë, Shqipërinë, ShBA, e integrimin në NATO./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme