Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i pa qartë në lidhje me të ardhmen e tij, por ka theksuar se dëshiron të qëndroj.
Sugjerimet e para kanë qenë se trajneri italian mund të largohet nëse Bianconerët do të përfundojnë Tripletën, me Arsenalin që cilësohet si një destinacion i mundshëm.
Drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta e bëri të qartë sot se duan të vazhdojnë me trajnerin dhe duket se ndjenja është e ndërsjellë.
“Jam i kënaqur me fjalët e drejtorit, por për momentin nuk kemi takuar dhe nuk kemi folur për këtë”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes ndaj Bolognas.
“Sa për kontratën time, në kohën e duhur klubi do të vendosë, ata do të më thërrasin sepse në fund të ditës kam një kontratë deri në 2018”.
“Pra, siç e kam përsëritur 1500 miliardë herë: kam një kontratë deri në vitin 2018, klubi mund të më telefonojë ose të mos më telefonojë. Pas kësaj ne do të shohim”.
“Dua të qëndroj, atëherë duhet të flasim. Do ta shohim”, përfundoi trajneri italian.
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...