Shërbimi Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një alarm urgjent që çdo spital në Angli të përgatitet për sulme të tjera terroriste, raportojnë mediat britanike.
Alarmi është lëshuar edhe në qendrat e traumave në 27 qytete angleze.
Kërcënimi terrorit në Britaninë e Madhe është ngritur në nivelin maksimal “kritik” pas sulmit terrorist në Manchester, mbrëmjen e të hënës, shkruan syri.net.
Drejtori i Shërbimi Shëndetësor ,Chris Moran, ka lëshuar paralajmërimin duke i bërë thirrje stafit të klinikave të jenë gati për një sulm të mundshëm, të ri, në ditët e ardhshme.
Pasi vlerësoi “reagimin e jashtëzakonshëm” të mjekëve në Mançester për viktimat e bombardimeve të fundit, zyrtari tha se kjo ishte e mundur, jo vetëm për shkak të aftësive të shkëlqyera të mjekëve, por edhe për shkak të “përgatitjes” për situata të tilla në të gjithë spitalet e Britanisë.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...