Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka pranuar donacionin prej 40 karrocave për bartje të pacientëve në nevojë nga HANDIKOS.
Me këtë rast, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, tha se në kuadër të bashkëpunimit të mirë me organizatën Handikos, ka ardhur deri te realizimi i donacionit prej 40 karrocave për bartje të pacientëve.
“Me HANDIKOS-in, kemi pasur bashkëpunim të mirë ndër vite, jemi duke punuar për funksionalizim të komisioneve të përbashkëta për QKUK dhe gjithë SHSKUK, që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për tetraplegjik dhe paraplegjik, pra komisione që do të bëjnë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të këtyre kategorive, poashtu, kemi funksionalizuar edhe njësinë spinale në kuadër të Klinikës së Ortopedisë, e cila është në fillet e saja dhe pritet të zhvillohet”, u shpreh drejtori Gjocaj.
Në anën tjetër, Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS, theksoi se së fundmi kanë hapur një punishte për karroca, e poashtu kanë pajisur anëtarët e shoqatës në gjithë Kosovën.
“Në kuadër të bashkëpunimit me QKUK, kemi vendosur që të dhurojmë 40 karroca që do të shërbejnë për bartje të pacientëve me lëvizje të kufizuara, por edhe pacientëve të tjerë në nevojë”, u shpreh ai.
Sipas tij, bashkëpunimi me QKUK, por edhe me Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë i mirë, por nevojitet përkrahje edhe më e madhe nga ana e institucioneve, meqë organizata tash për tash punën e saj e bazon në projekte të ndryshme.
Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë në detyrë, tha se kanë ndihmuar HANDIKOS-in, për funksionalizim të punishtes së karrocave.
“Ministria e Shëndetësisë ka pasur dhe ka bashkëpunim të mirë me HANDIKOS-in. Falë këtij bashkëpunimi ne kemi përkrahur dhe vazhdojmë të përkrahim në zbatimin e legjislacionit në fuqi që ndërlidhet me këtë kategori”, përfundoi Sadiku.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...