Mustafa: RTK e dëshmoi edhe njëherë se është e kapur nga PDK

11:57 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri në largim, njëherësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës ka dëshmuar edhe njëherë mbrëmë se është kapur nga PDK-ja.

Mustafa, në një postim në Facebook ka shkruar se RTK ka transmetuar me pompozitet një sondazh siç ka thënë, të rremë, shkruan arbresh.info.

Postimi i tij i plotë:

Televizioni i Kosovës (RTK), mbrëmë në lajmet qendrore dëshmoi se është kapur totalisht nga PDK dhe se me paratë publike po bënë fushatë të veçantë për njerëzit e kësaj partie.

Veç tjerash, transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e një sondazhi të rremë me qëllim të ushtroj ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit.

Si Kryeministër i vendit dhe si Kryetar i LDK-së vlerësoj se veprimet dhe sjelljet e tilla janë të palejueshme për një televizion publik dhe janë të frikshme për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme