Trepça ’89 nuk ka arritur ta bind njërin nga futbollistët më meritorë në triumfin për titullin kampion, për të vazhduar kontratën.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Arbër Potoku, i cili e ka refuzuar rinovimin me klubin mitrovicas, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Ai nuk ka qenë i kënaqur me kushtet financiare që ia ka ofruar 89-shi, kështu që i ka thënë “jo” rinovimit të kontratës.
Në një prononcim për gazetën, Potoku ka folur rreth mos-vazhdimit të kontratës.
Ai ka deklaruar që nuk ka arritur marrëveshje për çështjen financiare, por duke dhënë shpresa që palët mund të arrijnë një akord gjatë ditëve në vijim.
“Kemi biseduar për rinovimin e kontratës, por unë e kam refuzuar atë sepse nuk kam qenë i kënaqur me kushtet financiare”, deklaroi Potoku për Gazetën Olle.
“Unë jam i hapur dhe jam optimist që do të gjejmë një gjuhë të përbashkët, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, shtoi Potoku.
Ai ka qenë ndër futbollistët kryesor të 89-shit, në suksesin historik të klubit, që arriti të shpallet për herë të parë kampion.
Besnikëria që ka treguar anësori për klubin nga “Riza Lushta”, ka bërë që ai të jetë zëvendës kapiten i skuadrës.
Potoku këtë edicion ka qenë mbrojtësi i majtë më në formë në elitën e futbollit kosovar.
Ky fakt bën që drejtuesit e 89-shit duhet të punojnë më shpejtë, në të kundërtën klubet tjera mund të shfrytëzojnë rastin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...