Në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Jean François Le Roch kryetar i shkollave franceze në rajon ka konfirmuar se nga shtatori do të hapet në Kosovë shkolla franceze.
Ai ka thënë se kjo shkollë do të ketë sistemi të shkollimit francez dhe së bashku me atë amerikane është e vetmja që përbëjnë një rrjet të shkollave që gjindet në gjithë planetin.
Ky rrjet i shkollave franceze sipas tij ka mbi 430 shkolla.
Ai ka thënë se diploma që jepet në këtë shkollë është e ngjashme me ato që jepen në Paris dhe vendet tjera të Francës. “Këto shkolla kanë cilësi të njejtë në gjitha vendet”, ka thënë Le Roch.
Ndërkohë, Fitore Sadiku drejtoreshë administrative në shkollën që do të hapet në Prishtinë ka thënë se stafi do të jetë francez. Ajo ka thënë se gjithë mësimdhënësit që punojnë aty kanë licencë nga Ministria e Arsimit të Francës.
“Do të ketë asistente frankofone që do të ndihmojnë në mësimnxënie”, ka thënë Sadiku.
Sipas saj, nuk është kusht që fëmijët të jenë frankofonë. Megjithatë, ajo thotë se mësimi do të zhvillohet në gjuhën frënge dhe kryesisht pas 5 muajsh këta fëmijë do të jenë në gjendje të flasin dhe të adaptohen me gjuhën frënge.
Mysafiri francez ka treguar se tashmë kanë gjetur edhe objektin në lagjen Dragodan dhe kanë menduar edhe për transportin.
Gjithashtu, ai ka thënë se më 4 shtator do të filloj mësimi.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë